Fëmijët janë krijesa të mrekpërkushtohen ullueshme.
Ato kërkojnë vëmendje, kujdes dhe mbi të gjitha shumë dashuri.
Fëmijët në veçanti kanë simpati për personat që ju në argëtim, lojëra dhe shëtitje. Këta janë personat më të pëlqyer për ta. E kush më mirë se një teze ose hallë mund ta bëjë këtë.
Tezet dhe hallat janë të pazëvendësueshme dhe ofrojnë shumë dashuri për nipërit dhe mbesat e tyre.
Ja arsyet pse të qenit teze ose hallë është gjëja më e mirë në Botë.
Ju plotësoni shumë “teke” të nipave dhe mbesave
Ju vërtetë jeni tezë ose hallë “cool”. Ju e bëni të pamundurën që ti shini nipërit dhe mbesat tuaja gjithmonë të buzëqeshur.
Ju po ashtu jeni e gatshme ti shpërbleni ata me ëmbëlsira edhe kur prindërit e tyre nuk e bëjnë këtë, por kërkojnë ti ushqejnë vazhdimisht me ushqime të shëndetshme.
Kur është fjala për mbesat, me gjasë ju do të jeni e para që do ti lyeni thonjtë asaj dhe do të bëni shumë çef së bashku.
Ju jeni një “avokate” e tyre
Sigurisht ju nuk do të përziheni në mënyrën se si prindërit do ti rrisin fëmijët e tyre, por në çdo rast do të provoni tua bëni interesante edhe rastet kur ata mund të jenë të dënuar nga prindërit e tyre.
Nëse ata e kanë rregull që të shohin vetëm një orë në ditë Tv, ju do tua lejoni me kënaqësi edhe 30 minuta të tjerë.
Kur të dilni për shëtitje,ju pa një pa dy do ti shpërbleni nipërit e mbesat me akullore. Prandaj jeni tezja dhe halla e preferuar!
Ju nuk jeni dadoja e tyre por mikja më e mirë
Nipërit dhe mbesat tuaja mund të jenë nën kujdesin e dadove dhe sigurisht kjo e fundit bënë kujdes të mirë për ta, por ju nuk do të mjaftoheni me ketë. Gjithmonë do të gjeni kohë që ti lani, vishni apo edhe ti ushqeni ata. Dhe gjithë këtë do ta bëni me shumë dëshirë.
Ju jeni model për ta
Tezet dhe hallat dinë si të japin mësim për nipërit dhe mbesat e tyre. Ato po ashtu nuk e kursejnë vetën që në Kohën e lirë ti dërgojnë ata nëpër aktivitete edukative dhe kjo e bën shumë të veçantë angazhimin e tyre.
Tezet dhe hallat janë sikur psikologët
Ju gjithmonë e dini kur nipërit dhe mbesat tuaj janë të trishtuar, të mërzitur apo nuk ndihen mirë.
Një teze dhe hallë është ngushëllimi më i mirë, përqafimi më i ngrohtë kur fëmijët kanë thyer rregullat, për të cilën gjë iu është tërhequr vërejtja nga prindërit.
Tezet dhe hallat dinë gjithmonë sekretet e nipërve dhe mbesave
Ju keni shumë informacion për ta, më shumë se prindërit, sepse ata me ju shprehen më lirshëm.
Kjo ju bën edhe më të rëndësishme juve si pjesë e jetës së tyre.
Ju po përgatiteni për tu bërë vet nena
Dhe, krejt në fund, duke ndihmuar në rritjen dhe edukimin e nipërve dhe mbesave,ju do të merrni shumë mësime të rëndësishme për mirë rritjen e fëmijëve tuaj në të ardhmen.
Prandaj ndihuni me fat që e keni këtë rast.