Ecja gjithmonë është cilësuar si një proces i rëndësishëm në shëndetin e secilit. Studime të ndryshme tregojnë se nëse ky aktivitet bëhet në mbrëmje mund të jetë më e mirë për ju se sa ta praktikoni atë në mëngjes.
Në hulumtimet e bëra në minj, shkencëtarët thanë se performanca e stërvitjes ishte rreth 50% më e mirë gjatë orëve të mbrëmjes.
Brejtësit që ushtruan gjatë natës kishin nevojë për më pak oksigjen, duke i bërë ato më efikase dhe kishin nivele më të larta të një substance në trup që rrit aktivitetin metabolik të indeve.
Ekipet nga Instituti Weizmann i Shkencës në Rehovot në Izrael dhe Universiteti i Kalifornisë, Irvine thanë se studimet e tyre janë ndër të parat që provojnë teorinë e mbajtur gjatë se koha e një dite ka një ndikim në produktivitetin e ushtrimeve.