Ballina Showbiz Arsyet që fshihen pas vështirësisë për të hequr shtresën dhjamore të barkut

Arsyet që fshihen pas vështirësisë për të hequr shtresën dhjamore të barkut

Kur vjen puna tek ulja e shtresës dhjamore në bark nuk bëhet fjalë vetëm për të përmirësuar pamjen e jashtme, por mbi të gjitha, ajo mund të përmirësojë shëndetin tuaj. Në fakt, dhjami në këtë pjesë të trupit lidhet ngushtë me shfaqen e sëmundjeve kardiake, diabetit tip 2, rezistencës nga insulina dhe të disa lloje tumoresh. Pavarësisht kësaj, “të hequrit qafe” këto kilogramë të tepërta tek barku mund të jetë një sipërmarrje e vështirë.

Plakja: Me kalimin e viteve trupi modifikon metabolizmin e tij dhe bashkë me të edhe kaloritë e afta për t’u djegur normalisht. Tek femrat një tjetër faktor është menopauza.

Marketing

Ushtrimet e gabuara fizike: Nëse mendoni se mund ta zhdukni barkun me një korse të shtrënguar e keni shumë gabim. Për të rritur sasinë e kalorive të djegura duhet forcuar muskulatura. Ndaj është më mirë nëse i drejtoheni peshave dhe ushqimeve që rrisin aktivitetin kardio-muskular.

Sport me intensitet të lartë: Sipas një studimi amerikan, për të djegur dhjamin e barkut (abdominal) është e nevojshme që të rrisni intensitetin e aktivitetit fizik.

Ushqimet e përpunuara: Dhjami në bark është i lidhur drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit. Konsumi me tepricë i karbohidrateve të rafinuar si buka e bardhë, cracker dhe patatinat, apo sheqeri që merrni nëpërmjet ëmbëlsirave dhe pijeve të ëmbla, sjellin kilogramët e tepërta në bark.

Yndyrat e “gabuara”: Ekzistojnë ushqime që kanë yndyrë “të mirë” dhe “më pak të mirë”. Nëse po kërkoni që të hiqni sasinë e dhjamit në bark atëherë mishi i kuq për shembull duhet eliminuar. Konsumi i vajit të ullirit, apo i disa llojeve të tjera që kanë sasi të kontrolluar të yndyrave janë më të këshillueshme.

Stresi i tepërt: Ritmet e një jete të çrregullt, impenjimet në punë apo në familje mund ta bëjnë edhe më të vështirë për të ulur kilogramët e tepërta. Sidomos tek ata që situatat e stresit i përballojnë duke ngrënë.

Mungesa e gjumit: 30% e amerikanëve flenë më pak se 6 orë gjumë në ditë. Sipas studiuesve kjo është shumë pak, pasi tek të rriturit është e nevojshme të bëjnë 7-8 orë gjumë në natë.

Forma si “mollë”: Nëse keni një bark në formë “molle”, që ka tendencën të akumulojë kilogramët e tepërta rreth kërthizës, do të thotë se shëndoshja në këtë pjesë të trupit është diçka gjenetike. Fatkeqësisht në këtë rast, dobësimi në këtë pjesë të trupit është diçka shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Vezoret dhe hormonet: Studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah një lidhje mes nivelit të testosteroneve dhe disa sindromave si ajo e vezoreve polistike. Në këto raste mund të jetë shumë e vështirë rënia në peshë, ashtu sikurse ka një rrezik më të lartë të shfaqjes së diabetit.

Motivimi: Për të bërë të mundur heqjen e dhjamërave tek barku është e nevojshme që të ndiqet një dietë me përmbajtje të ulët kalorish, me ushqime të studiuara mirë. E gjitha kjo mund të rezultojë e vështirë për t’u ndjekur nëse nuk keni motivimin e duhur.

Exit mobile version