Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi është deklaruar pas rastit ku ai u sulmua nga sigurimi i Spitalit në shkallët e Spitalit.
Etemi mohon se ka pasur përplasje fizike, por vetëm verbale ndërkaq shton se se për të njëjtat është informuar edhe SPB Tetovë.
Potencon, se ai dhe partia nga e cila vjen, Lëvizja BESA nuk do të lejojnë veprime antiligjore dhe se do t’u shërbejnë qytetarëve, kurse rastet e tilla i vlerëson si përpjekje për ta frikësuar në realizimin e këtij misioni.