“Artanistat” në panikë, ftojnë njerëz nga gjithë Maqedonia për të mbushur sallën në Çair

Siç mund të shihet nga fotografia, në grupin oficial të përkrahësve të BDI nga i gjithë vendi, në lidhje me tubimin e paralajmëruar në Çair nga grupi i Artanistave, të hënën me 20 Mars, nga ora 19.00, i njejti cilësohet si tubim qëndror dhe ftohen aktivistët nga gjithë shteti për të mbushur sallën.

Marketing

Jozyrtarisht mësojmë që arsyeja pas kësaj ftese në gjendje paniku është se Artan Grubi dhe Artanistat në takimet e mëhershme me këshillat vendore të Çairit, u pritën nga jo më shumë se nga 10 persona së bashku me truprojat e tyre, prandaj frigohen nga dështimi për të mbushur sallën Shaban Tërstena.

Rikujtojmë, Çairi njihet si bastion i të ashtuquajturit Grupi i Zjarrit, e të njejtën e dëshmoi tubimi i mbajtur në po të njejtën sallë, me 28 shkurt, nën organizimin e nënkryetarit të BDI, Izet Mexhiti, ku ishin prezent numër rekord i simpatizantëve, mbi 3000 në numër, me sallë të mbushur përplot e njerëz të mbetur jashtë.lajme24. mk