Arteta e nis me barazim aventurën

As Arteta nuk i bëri punë Arsenalit, trajneri më i ri i klubit londinez nuk arriti fitore me klubin e ri.

Marketing

Arsenali pësoi gol që në pjesën e parë në minutën e 35’ pas golit të shënuar nga Gosling dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Aubameyang ishte futbollisti që nuk e la pa pikë Arsenalin në këtë ndeshje duke shënuar në minutën e 64’.
Kjo ishte ndeshja e parë e Artetas si trajner i Arsenalit.

Marketing