Arteta konfirmon të ardhmen e Xhakës

Mikel Arteta thotë se beson se mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka do të qëndrojë në Emirates në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një transferim te Hertha Berlin.

Marketing

Xhaka ishte pritur gjerësisht të largohej nga klubi në janar ose në fund të sezonit pas marrëdhënieve me tifozët e klubit.

Agjenti i 27-vjeçarit, Jose Norguera, ka thënë se tashmë ekziston një marrëveshje me Hertha nëse arrihet një marrëveshje midis dy klubeve – por Arteta nuk është aq i sigurt.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë, po”, u tha Arteta gazetarëve.

“Shumë mirë. Më pëlqen me të vërtetë. Unë mendoj se me mënyrën se si duam të luajmë, do ta marrim në ‘anije’, ai mund të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm për klubin”.

Marketing