Arteta shpreson që Xhaka të qëndrojë në Arsenal

Xhaka mund t’i thotë lamtumirë Arsenalit në afatin kalimtar të janarit

Marketing

Futbollisti shqiptar nuk është aspak i lumtur që kur ndodhi incidenti me tifozët dhe mendon se largimi, është zgjidhja më e mirë për të gjithë.

Ai mungoi edhe në humbjen 1-2 në shtëpi nga Chelsea, një tjetër sinjal se është edhe më afër Hertha Berlinit, ashtu siç njoftoi gjatë ditës së djeshme edhe agjenti i 27-vjeçarit.

Sido që të jetë, trajneri i ‘Topcionjve’, Mikel Arteta, ka insistuar se nuk do që Granit Xhaka të lërë Arsenalin.
“Ai është lojtar i shkëlqyer, shpresoj që jo”, tha Arteta kur u pyet për largimin e mundshëm të Xhakës.
Derisa shtoi se mungesa kundër Chelseat, s’kishte të bënte me spekulimet.

“Ai ka luajtur në Bournemouth, ka luajtur shumë mirë, shumë i përkushtuar, bëri ndeshje shumë të mirë. Pas ndeshjes, filloi të ndihej keq, kishte edhe temperature. Në dy ditët e fundit ka qenë në shtrat, për këtë nuk është thirrur”.