Arti në zi, ndërron jetë aktori i njohur shqiptarë

Në moshën 37-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Hajrullah Ramizi.

Marketing

Lajmin për ndarjen nga jeta, e kanë bërë Teatri Shqiptar i Shkupit nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Teatri ka shprehur ngushëllime deri te familjarët e të ndjerit dhe ka përmendur projektet në të cilat ka marrë pjesë aktori tashmë i ndjerë.

Përveç se në Teatër, aktori ka qenë aktiv edhe në filma.

TV21 ju shpreh ngushëllime familjarëve dhe komunitetit artistik.

Njoftimi i plotë i Teatrit Shqiptar të Shkupit:

Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi

02.03.1984 – 18.11.2021

Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.
Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.

Qofsh i dritës, koleg e mik!