Sapo ka përfunduar turin e tij të parë në Britani të madhe, nuk po flasim për këngëtarë por për Dj dhe është fjala për Regard i cili është duke shënuar suksese gjithandej Europës por jo vetëm.
Ka qenë Vesa Luma ajo e cila e ka ndarë në Instagram një lajm për Dj Regard duke thënë se është artisti më i dëgjuar i muajit në Zelandë të re.
“Dj më i dëgjuar këtë muaj dhe është shqiptar. Krenare” – ka shkruar Vesa në postimin e bërë në rrjetet sociale.