Ligji për amnisti mund të përfshijë 50 deri në 70 të akuzuar për ngjarjet e dhunëshme që ndodhën në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë më “27 Prill” të vitit 2017, mëson Zhurnal nga burime brende trupit parlamentar për “Pajtim”.
Siç mëson Zhurnal, modalitetet për të ardhur deri te kjo “amnisti” do të kërkohen në nenet e Ligjit penal, ku neni i cili flet për “Kërcnim terrorist të rendit Kushtetuese” të zëvendësohet të riformulohet në “Rrjet për veprimtari armiqësore”.
Për këtë vepër duhet të vuajnë dënimin 7 deri 8 perosna, nga 33 perosna për të cilët procesi gjyqësor është në vijim.
Me amnisti nuk do të përfshihet ato të cilët kanë kryer dhunë të drejtpërdrejt, tentim për vrasje, e kanë organizuar dhe drejtuar sulmin dhe dhunën në Parlament dhe tentimin për likuidim të deputetëve. Nga këtu mund të konkludohet se sulmuesit e liderit të ASH-së, Ziadin Sela, të kryeministrit Zaev dhe të gjithë atyre që pëson keq natën e përgjakshme të “27 Prillit” nuk do të amnistohen.
Siç mëson Zhurnal, pasi që të votohet Ligji, çdo i akuzuar do të ketë afat prej 5 ditësh që vet të dorëzojë kërkesë për amnisti deri të Gjykata apo deri te Prokuroria, të cilët do të vendosin për fajësin apo mos fajësin e tyre dhe do të marrin vendim.