Talenti i madh kosovar, Edon Zhegrova mund të bëhet sonte me klub të ri
Edon Zhegrova ishte në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane këtë muaj
Talentin e madh kosovar e kërkuan ditë më parë Barcelona dhe Milani, por së fundmi edhe Lazio, por prishtinasi duket se do ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në Zvicër.
Sipas mediave zvicerane, futbollisti i Genkut sonte pritet të transferohet tek Baseli, ku do të qëndrojë në formë huazimi deri në fund të sezonit.
19 vjeçari do t’i shfrytëzojë orët e fundit të afatit kalimtar dimëror për t’u transferuar tek gjiganti zviceran, ku do t’i bashkohej bashkëkombësit, Taulant Xhaka.