As makina dhe as sekretare, ministrat e deputetët suedezë përdorin transportin publik

Sado interesante dhe e pabesueshme të duket, Suedia nuk u ofron luks apo privilegje politikanëve të saj pasi ata jetojnë si qytetarët e tjerë të zakonshëm të vendit.

Marketing

Ministrat suedezë dhe deputetët nuk kanë makina zyrtare ose shoferë privatë, ata udhëtojnë duke shfrytëzuar mjetet e transportit publik si të gjithë të tjerët, pra autobusë ose trena, raporton “The Guardian”.

Po ashtu, ministrat suedezë nuk kanë imunitet dhe gjykohen nga drejtësia si kushdo tjetër nëse është i dyshuar.

Një tjetër gjë interesante për politikanët suedezë është se ata nuk kanë sekretarë apo sekretare të tyren dhe zyrat e tyre raportohet se janë shumë të vogla.

“Unë jam ai që i paguaj politikanët dhe nuk shoh asnjë arsye t’u jap atyre një jetë luksoze” tha Joakim Holm, një qytetar suedez.

Politikanët që shpenzojnë para në taksi në vend që të përdorin transportin publik përfundojnë në titujt e lajmeve, pasi edhe kryetari i parlamentit ka një abonim për transportin publik.

Vetëm kryeministri, megjithatë, ka luksin të përdorë një makinë.

Politikanët suedezë nuk fitojnë shumë pasi pagat e tyre janë pothuajse dy herë më shumë se ajo e një mësuesi të shkollës fillore.

Madje, për zyrtarë të nivelit komunal, si asamblistë të cilët i njohim ne, nuk ka as pagë dhe as zyrë, dhe ata duhet të punojnë nga shtëpia.