As Xhaka as Hysaj, ja lojtari shqiptar më i shtrenjtë në tregun e transferimeve

Disa futbollist shqiptar për shkak të ecurisë së mirë në kampionatet elitare të Europës janë bërë të vlefshëm për ekipet ku militojnë.

Marketing

Ndërkohë referuar shifrave në transfermarket lojtari më i vlefshëm në trojet shqiptare është Milot Rashica. Lojtari që aktivizohet në radhët e Werder Bremen kushton aktualisht 31.5 milionë funteve duke lënë pas lojtarë të njohur në Evropë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Thomas Strakosha.

Granit Xhaka, që luan si mesfushor për Arsenalin dhe për Kombëtaren e Zvicrës, vlerësohet me 27 milionë funte dhe vlera e tij ka rënë së fundi, veçanërisht pasi e humbi vendin e titullarit në skuadër në fund të periudhës së Unai Emeryt në Emirates.

Ndërkohë, Xherdan Shaqiri edhe pse fitoi Ligën e Kampionëve dhe këtë vit triumfoi në Kupën e Botës për Klube me Liverpoolin, vlerësohet me 19.8 milionë funte për shkak se është aktivizuar me pikatore nga trajneri Jurgen Kloop.

Në anën tjetër, vlerë interesante në treg ka edhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe Lazios, Thomas Strakosha, i cili vlerësohet me 22.5 milionë funte dhe vlera e tij, ashtu si ajo e Rashicës, është duke u rritur.