Asani: BDI po vajton ish-branitellin dhe mërzitet pse në armatë janë emëruar tre gjeneralë shqiptarë

Aktivisti qytetar Jasir Asani ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së, duke theksuar se për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, me koalicionin VLEN në qeveri, në ushtri janë emëruar tre gjeneralë shqiptarë.

Marketing

“Po e kuptoj shqetësimin e BDI-së që i pengon fakti se për herë të parë kemi 3 gjeneralë shqiptarë në armatë. Po e vajtojnë Besnik Eminin, i cili për fat të keq ka qenë pjesë e ish-branitellave të vitit 2001, që luftuan kundër djemve më të mirë të UÇK-së, dhe sot po ankohen se ia kanë ndërruar vendin. Haj medet!”, ka shkruar Asani.

Ai e ka mbyllur reagimin e tij me mesazhin: “Përgjithmonë me tre shkronjat e arta UÇK!”

Marketing