Asani dhe Aranitas: Banka Evropiane për Zhvillim partnere kryesore e Maqedonisë së Veriut

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup”, Irfan Asani ka realizuar takim pune me Andi Aranitasi i cili nga muaji shtator zyrtarisht do të emërohet drejtor i BERZH-it në vendin tonë.

Marketing

Dy bashkëbiseduesit si të suksesshëm e kanë vlerësuar bashkëpunimin mes ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore dhe BERZH-it, duke theksuar se ka kushte për bashkëpunim më intensiv në periudhën e ardhshme sepse Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim është një ndër partnerët më të mëdhenj të Maqedonisë Veriore.

Në takim është diskutuar edhe situata aktuale dhe përparimi i projekteve të financuara përmes kredive nga BERZHI në fushën e infrastrukturës hekurudhore. Asani dhe Aranitasi u deklaruan se në të ardhmen të dy institucionet do të kenë bashkëpunim edhe më të mirë në implementimin e projekteve të reja për rindërtim dhe ndërtim të linjave të reja hekurudhore sidomos në ndërtimin e linjës hekurudhore në drejtim të Republikës së Bullgarisë dhe në drejtim të Republikës së Shqipërisë.