Asani në takim me me zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike

Të martën, në hapësirat e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Doganore, z. Muarem Asani, realizoi takim me zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike në Shkup, z. Sajmon Vudok, Oficer për lidhje të krimit fiskal për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Takimi u iniciua nga Ambasada Britanike në Shkup, si vazhdimësi e mbledhjes, e cila u realizua në Takimin e 6-të rajonal joformal të drejtorëve të Drejtorive Doganore të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Republika e Shqipërisë.
Theks i veçantë në këtë takim u vu në bashkëpunimin e suksesshëm midis Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe atyre Britanike, në drejtim të luftës kundër korrupsionit, ekonomisë gri, si dhe parandalimin e qarkullimit të paautorizuar të mallrave, trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe formave tjera të kontrabandës.
Dy palët shprehën gatishmëri për të forcuar bashkëpunimin për çështje doganore dhe komunikim të vazhdueshëm reciprok në të gjitha nivelet.

Marketing