Jasir Asani ka shënuar një supergol në Korenë e Jugut. Në minutën e 70-të Asani ka shkarkuar të majtën e tij vrastare brenda zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Goli i Asanit rezultoi deçiziv në transfertën e Jeonbuk, pasi skuadra mori tre pikët. https://twitter.com/i/status/1821884202976960634
Ky ishte goli i parë për sezonin i Asanit dhe ai e festoi si zakonisht me shqiponjë, para tifozëve të ekipit të tij, për të cilët sulmuesi shqiptar është kthyer në një idhull, edhe pse ka kontribuar pak në vitin e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin për kontratën e tij.