Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani ka vazhduar realizimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë. Nga kjo komunë informojnë se ka filluar asfaltimi i trotuarit që lidh fshatin Dobrosht dhe Odër.
“Filluam me asfaltimin e totuarit që lidh fshatin Dobrosht dhe Odër, pjesë e punëve infrastrukturore për sigurinë e këmbësorëve në komunikacion.
Pjesa e cila po asfaltohet sot është faza lidhëse e tretoarit përgjatë gjithë rrugës kryesore Tetovë-Jazhincë në territorin e Komunës së Tearcës në gjatësi prej 12 km nga fshati Neproshten deri në fshatin Odër!” – zyra per informim, Komuna e Tearces