Luksemburgu është vendi i vetëm anëtar i cili e dënoi azilin e miratuar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Hungari. Në një deklaratë për MIA-n, ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, Zhan Aselborn thotë se është i habitur nga vendimi i autoriteteve hungareze.
“Mendoj se është e pabesueshme që ish-kryeministri i Maqedonisë i cili është i dënuar me dy vite burg fitoi mbrojtje ndërkombëtare në Hungari, vend që i ‘mbron’ kufijtë nga vitit 2015 ka emigrantët”, tha Asselborn duke shtuar është trondiës fakti që një kriminel të fitojë azil nga vend i BE-së dhe ata që ikin nga luftërat të mos e fitojnë azilin.
Siç raportojnë nga MIA, Asselborn bëri thirrje që BE-ja ta kthejë “koherencën” në raport me të drejtat e njeriut dhe çështjeve të azilit dhe migrimit, përfshirë këtu edhe Konventën e Gjenevës.
“Nëse kjo nuk ndodh, BE e humb shpirtin e saj dhe vlerat e saja”, thotë Asselborn.