Asfaltohen gjashtë rrugë në komunën Butel

Komuna e Butelit e përfundoi asfaltimin e gjashtë rrugëve në vendet e populluara Radishan dhe Vizbeg.

Marketing

Me këtë aktivitet ndërtimor veror të komunës Butel janë asfaltuar rrugë me gjatësi të tërësishme prej mbi 1.200 metra.

Mjetet në vlerë prej 5.000.000 denarë janë siguruar nga buxheti i komunës Butel, ndërsa kryerës i punëve është firma “Gama Gradba” nga Shkupi.

“Bëhet fjalë për katër rrugët në vijim në Radishan: “Radishanska” në të majtë pranë lumit Serava në gjatësi prej 190 metra; rruga “60” në gjatësi prej 170 metra; rruga “50” në gjatësi prej 110 metra. Në Vizbeg kanë përfunduar rrugët 2/5 në gjatësi prej 350 metra dhe rruga 3/2 në gjatësi prej 230 metra”, informojnë nga pres shërbimi i komunës Butel .