Asfaltohet rruga prej te Shtëpia e Shëndetit deri te Mulliri i Vjetër!

Tetova po ndryshon me ritme të shpejta në ndërkohë që thuajse nuk ka zonë që nuk është prekur nga investimet infrastrukturore për rrugë më të mira dhe jo vetëm informon Tetovasot. Paralelisht kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi është fokusuar jo vetëm në zona të shumta të qytetit por edhe në ato të Malësisë ku gjithashtu tashmë kemi projekte të realizuara në këtë drejtim.

Marketing

Sa i përjetë qytetit së fundmi është asfaltuar rruga prej te Shtëpia e Shëndetit deri te Mulliri i Vjetër!

Sipas Teuta Arifit bëhet fjalë për projekt të aplikuar dhe fituar nga RMV në kuadër të huamarrjes së qeverisë me Bankën Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, me numër 9034-MK nga 23.12.2019 (“Kontrata e huamarrjes”) për projektin për lidhjen e rrugëve lokale përcjellë Tetovasot .

Komuna e Tetovës aplikoi për financimin e këtij nën-projekti në vlerë prej 7.864.372,00 den, që është pjesë e Kontratës për punë ndërtimore për përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve lokale.

Përveç asfaltimit, ndërtuam kanalizim fekal dhe atmosferik në gjatësi 210m, rikonstruim të trotuareve, dhe vendosje të ndriçimit publik, me kofinancim të komunës së Tetovës prej afër 5 milion denarë u shpreh Arifi.

Duke marrë parasysh nevojën dhe kushtet në intrastrukturën e pjesës qendrore të qytetit, ky investim ishte më se i nevojshëm për të përmirësuar qarkullimin dhe sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion tha ajo. Tetovasot

v

Marketing