Kryetari Visar Ganiu takon fituesit e garave ndërkombëtare “World Scholar’s Cup”

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sot takoi fituesit në garat ndërkombëtare “World Scholar’s Cup”. Në këto gara nxënësit e komunës së Çairit nga gjashtë shkolla fillore triumfuan me 25 medalje të arrit në lëmi të ndryshme.

Marketing

Me këtë gjest kryetari Ganiu dëshmoi përkushtimin e komunës për të shpërblyer punëtorët në të gjitha fushat përfshirë nxënësit dhe mësimdhënësit.

‘Rruga e diturisë është rruga më e ndritur’, shprehet mes tjerash kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Postimi i plotë në facebook:

🥇Kisha kënaqësinë dhe nderin të jem sot nikoqir i nxënësve dhe mentorëve të tyre nga 6 shkolla të Komunës së Çairit: “Hasan Prishtina”, “Liria, “Vasil Gllavinov”, “Ismail Qemali”, “Imri Elezi” dhe “Adem Jashari”, të cilët në garat ndërkombëtare “World Scholar’s Cup” triumfuan me 25 medalje ari në fusha të ndryshme si shkencë dhe teknologji, histori, art e muzikë, literaturë e media.
Nxënësit me këtë rast i përkujtova se rruga e diturisë është rruga më e ndritur.

Marketing