ASH- AA: Me badenter do të pengojmë shtyerjen e regjistrimit

Opozita shqiptare, Aleanca – Alternativa kundër shtyerjes së regjistrimit dhe me mekanizmin e badenterit në kuvend do të pengojnë çdo shtyerje të procesit statistikor. Qëndrimi I prerë u kumtua nga dy liderët Zijadin Sela dhe Afrim Gashi të cilët kritikuan takimin e djeshëm të kryeministrit Zaev me kryetarin e VMRO-së Mickovski. Ky takim, sipas Selës ka efekte zero politike, pasi për shtyerje vendos kuvendi.
“Efekte politike sa I përket koalicionit ASH – Alternativa, ky lloj takimi ka zero. Ne nuk do të lejojmë shtyerje të këtij procesi. Ligji për regjistrim bën pjesë në kategorinë e ligjeve I cili votohet me badenter dhe çdo ndryshim I këtij ligji kalon me badenter. Prandaj zëshëm, qartë, shkurt dhe shqip koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të shfrytëzojë këtë mekanizëm të badenterit në mënyrë që regjistrimi të mos shtyhet dhe të mbahet në afatet e caktuara.”, tha Zijadin Sela, kryetar i ASH-së.