ASH-AA: Promovimi i planit ,,Evropa në shtëpi” tallje e radhës e Kryeministrit Zaev me qytetarët

Promovimi i planit ,,Evropa në shtëpi” është një tallje e radhës e Kryeministrit Zaev me qytetarët.
Të gjendesh në rang-listë më poshtë se Mongolia për nivel të korrupsionit dhe të flasësh për standarde europiane është më shumë se tallje.

Marketing

Vendi që ka dështuar me menaxhimin e pandemisë me nivelin më të lartë të vdekshmërisë dhe me vaksina prej lëmoshe,Kryeministri Zaev dhe ,,banda e tijë” janë një fatkeqësi brenda fatkeqësisë që po i ndodhë vendit tonë.
Ata që e sollën vendin tonë në këtë gjendje nuk kan as kapacitet e as të drejtë morale të flasin për standarde evropiane. Ju, i nderuar Kryeministër e keni humbur rrugën në oborrin tuaj,ju mendoni se me ,,google maps” do të arrini në Europë.

Marketing