ASH- AA: Takimi Pendarovski- Mickovski, varrosi drejtësinë në vend

Me takimin e djeshëm mes presidentit Pendarovski me liderin e opozitës Mickovski është vorrosur drejtësi në vend, thonë nga koalicioni ASH-AA.

Marketing

Opozita shqiptare nuk la pa kritikuar edhe BDI-në, sipas të cilëve janë në gjendje të shesin gjithçka vetëm për të shpëtuar veten e tyre.

“Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, vendosin dhe kryjnë presion mbi gjykatat dhe prokurorinë lidhur me aktin më të rëndë terrorist në shtet, dhunën ndaj institucionit më të lartë dhe të zgjedhurve të popullit. Për të legjitimuar gjithë këtë skandal, porosisin kryetarin e partisë shqiptare në Qeveri, Ali Ahmetin, që të del edhe të gjykojë në mënyrë edhe më të prerë se më 27 prill nuk ka pasur terrorizëm, ata kurrë se hapën gojën, as për rastet e montuara ndaj shqiptarëve e as për amnistinë e vrasësit të Almirit të vogël” – tha Naim Bajrami nga ASH.

Marketing