ASh-AA: Xhaferi të vendos në rend dite ligjin për shtetësi

Forumi rinor i Aleancës dhe Alternativës kërkojnë nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që të vendos në rend dite propozim ligjin për nënshtetësi të inicuar nga koalicioni ASH/AA.
Nga ky koalicion vlerësojnë se përndryshe kryeparlamentari bart fajin kryesor se përse qytetarët nuk mund të vijnë deri te e drejta për shtetësi.
“z.Xhaferi, fakti që ju nuk e ktheni atë seancë dhe kështu e pengoni diskutimin për këtë propozim ligj ju bën juve përgjegjës të drejtëpërdrejtë dhe pengues të miratimit të një ndryshimi ligjor që shumë qytetarë të vendit tonë u pamundëson të pajisen me nënshtetësi. Prandaj ne kërkojmë nga ju përgjigjen publike. Kush ju shtyn ta pengoni këtë dhe për interesa të kujt e bëni këtë”, u shpreh Selam Sejfulla nga forumi rinor Alternativa.