Po ti shohësh në tavolinën përreth duken gjashtë politikanë të zakonshëm me plot përplasje në të shkuarën ,akuza të rënda dhe në fund paqë mes tyre.
Por po të gërmosh më thellë nga kjo fotografi prej gjashtë politikanësh në ” tryezën ” e madhe , e kupton dicka tjetër që bie në sy menjëherë raporton TetovaSot.
Aty e sheh se kush vendos, kush pyetet dhe kush nuk përfillet nën kamuflimin e fjalëve dhe të vërtetave që heshten .Aty ku politikanët lartësohen përmes frazave të mëdha dhe harrojnë një qytet të rëndësishëm që u jep pushtet prej kohësh .Aty e sheh qartë se Tetova është fshirë përgjithmonë nga harta politike e atyre që e duan ” ndryshimin” në Maqedoni .
Shkupi,Gostivari,Kumanova e Struga në një tavolinë ku bisedohet e ” ardhmja ” e shqiptarëve pa qendrën më të madhe dhe vendosëse -Tetovën përcjellë TetovaSot.
Në fakt Tetova e ka merituar prej kohësh këtë mospërfillje sepse është treguar zemërgjerë si një makineri votuese për të tjerët dhe kurrë për veten.Ka dhënë kaq shumë dhe ka marrë kaq pak.
Tetovarët mjafton që votojnë, përplasen me njëri-tjetrin për të ngritur në fron të tjerët dhe më pas rrëfimi mbyllet aty.Ata janë të rndësishëm deri të dielën në mbrëmje kur mbyllen kutitë e votimit sepse të hënën drejt kryeqendrës nisen ” mbretër” të tjerë që dehen pas pushtetit.
Në tryeza të tilla si kjo me politikanë që ” bartin peshën e shqiptarëve” një qytet ku të jep kaq deputetë është fshirë nga ” tavolina politike” sepse Tetova s’është për aty.Tetova është për të votuar .Tetova duhet të zgjedhë të tjerët.Tetova është për tu rekrutuar kur ka konflikte.Tetova është për të dhënë gjithcka dhe mos merr asgjë.
Po përgjigja që duhet të japin këta gjashtë burra të politikës shqiptare në koalicionin për ” shqiptarët” është se përse në këtë tavolinë nuk ka asnjë tetovar?
Gjashtë politikanë që ruajnë distancën por nuk kanë maska.Në fakt distancën e ruajnë edhe me Tetovën që pas pak do ti kërkojnë vota për pushtet.TetovaSot