ASH- AAA, Qeveria nuk ka realizuar asnjë premtim për 100 ditë

Pagat  minimale në 600 euro, kryeministri shqiptar, gjyqësor i drejtë dhe i barabartë për të gjithë, 20.000 euro grante për çdo fermer të ri, ligji për kazinot,veting i detyrueshëm, gjuha shqipe obligative për të gjithë, sistemi i administratorve të MO-së, janë disa nga premtimet e parealizuara në këtë 100 ditësh qeverisje, thanë përfaqësuesit e koalicionit Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa, të cilët thonë se e kanë monitoruar situatën në këto 100 ditë.

Marketing

“Ne kemi ardhur në të njejtin vend ku para disa muajsh ishin përfaqësuesit e partive shqiptare, konkretish BDI-ja dhe i dhanë premtimet e tyre me simbolin e një shqiponje të cilën e kishin deformuar.  Ne sot jemi këtu që të tregojmë se e kemi përcjellur aktivitetin ose më saktë mungesën e punës së kësaj Qeverie gjatë këtyre 100 ditëve. Në mënyrë vizuele do tju sjellim rrenat më eklatante që kjo Qeveri, respektivisht premtimet që nuk i ka realizuar gjatë kësaj kohë” – tha Kryetari i Forumit Rinor të ASH-së, Omer Ajdini.

Ata kërkojnë nga Qeveria aktuale që të përmbush premtimet ose të lëshojnë pushtetin.