ASH-Alternativa: Tirana po heshtë ndaj shtrembërimit të historisë

Aleanca për Shqiptarët dhe Aleternativa kanë deklaruar se Tirana Zyrtare po heshtë ndaj shtrembërimit të fakteve të histrisë shqiptare në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut.
Kanë kaluar më tepër se dy javë nga dita që i kemi nisur letër Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka, në lidhje me çështjen e teksteve ofenduese ndaj historisë, kulturës dhe vlerave tjera të shtetit dhe popullit shqiptar, për t’i paraqitur qëndrimet e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – AlternAtivA, si dhe për të kërkuar veprim nga shteti shqiptar në lidhje me këtë temë.
Fatkeqësisht, edhe përkundër kësaj nisme por edhe obligimeve të dala nga neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, na duhet të konstatojmë se Tirana zyrtare vazhdon të heshtë karshi shtrembërimit të fakteve historike, fyerjeve dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shtetit dhe kombit shqiptar që ushqehen nga institucionet publike të Maqedonisë së Veriut, theksojnë nga ASH-Alternativa.
Marketing