ASH: Bilall Kasami mos përzihet në punët e brendshme të partive tjera

Ziadin Sela dhe disa njerëz rreth tij nuk ia duan të mirën Aleancës për Shqiptarët, kështu ka deklaruar për gazetën Lajm kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili ka shtuar se qasjet e fundit të Selës aspak nuk kanë qenë institucionale.

Marketing

“Ai në vend që të pranojë sfidën e kryetarit të partisë dhe të thërras kuvendin qendror dhe në mënyrën më demokratike të bien një vendim që do të ishte në interes të partisë, ata dolën e shpallën tradhëtar kryetarin e partisë, e shpallën trup të huaj dhe kjo e fundit në ditën e sotiti, mendoj se tregon ftyrën e vërtetë të disa individëve brenda Aleancës të cilët më së paku mund t’ia duan të mirën Aleancës”, tha Bilall Kasami.

Kanë reaguar menjëherë nga Aleanca për Shqiptarët ku thonë se kërkojnë nga kreu i Lëvizjes BESA që të mos përzihet në punët e brendshme të subjekteve të tjera.

“Bilall Kasami botërisht dhe zyrtarisht është i njohur për thyerje bravash, hyrje me dhunë dhe demolim të selisë së partisë së tij në vitin 2018. Bilall Kasami si Kryetar i Komunës së Tetovës, do të mbahet mend për thyerje të dyerve të objektit ku ndodhej një OJQ rinore e Tetovës. Nuk mund të hedh baltë mbi Aleancën për Shqiptarët, ai që është i njohur edhe si simbol i përçarjes së skenës politike shqiptare, për shkak të së cilit nga Lëvizja Besa dolën edhe 7 parti të tjera”, thonë nga ASH.

Përplasjet e këtilla mes përfaqësuesve të ASH-së dhe Lëvizjes BESA pasojnë që nga e diela, kur kryetari I Aleancës prë Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se mendon që ky subjekt duhet ti bashkëngjitet opozitës shqiptare. Por ish-kryetari i cili tani është kryetar i Kuvendit të partisë, Ziadin Sela reagoi menjëherë duke ndarë mendimin tjetër se ASH duhet të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.