ASh Bogovinë ngrinë aktivitetet partiake

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Bogovinë në takimin e mbajtur më 9 shtator 2021 ka sjellr vendimin që të ngrijë aktivitetet e saja në nivel të kësaj komuneje, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, transmeton TetovaSot.

Marketing

Ky vendim, thonë nga kjo degë, sillet për shkak të shkeljes së statutit të partisë politike Aleanca për Shqiptarët.

“Sipas statutit të Aleancës për Shqiptarët, Kuvendi i Degës propozon kandidatët për kryetar komune (neni 72, alinea 11).

Në mbledhjet e Kuvendit Qëndror të ASH-së, nuk është hedhur për miratim vendimi i Kuvendit të Degës së ASH-së, i mbajtur më 23.08.2021, në të cilin kandidat për Kryetar Komune u zgjodh me shumicë votash, z.Sadik Sulejmani.

Andaj, Dega e Aleancës për Shqiptarët – Bogovinë, konstaton se është shkelur rëndë statuti i partisë”, thuhet në reagimin e Degës së ASH-së në Bogovinë