ASH Dega e Kërçovës rreshtohet me Arben Fetain

Duke analizuar situatën e re politike pas vendimit të paargumentuar i cili devijon nga fryma politike e Aleancës për Shqiptarët, shumica e anëtarëve të degës dhe të Kuvendit Qëndror të ASH-së, dega e Kërçovës vendos:

Marketing

Duke pasur parasysh sistemin proporcional zgjedhor i cili favorizon partitë e mëdha, për hir të faktorizimit të votës shqiptare dhe në respekt të mobilizimit të diasporës vendosim që në zgjedhjet e ardhshme lokale të garojmë me listë të përbashkët në kuadër të VLEN-it.

Dega ASH-së Kërçovë vazhdon t’i qëndrojë besnike dhe e vendosur parimeve, zotimeve dhe obligimeve të marra nga ASh-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare vazhdon në rrugën e Arbërit dhe distancohet nga qëndrimet konfuze të kryetarit që janë të kundërta me parimet e premtuara nga vetë ai.

I ftojmë të gjithë anëtarët, funksionarët, deputetët dhe simpatizantët e ASh-së që me vendosmëri, besim dhe guxim, të vazhdojnë rrugën e Arbërit dhe t’u dalin për zot obligimeve e premtimeve të marra nga votuesit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

https://www.facebook.com/share/p/1AVYPJqUcy/