ASH: Dekretimi i Fërçkovskit në OKB, skandal diplomatik

Aleanca për Shqiptarët është kundër dekretimit të Ljubomir Fërçkovskit si ambasador i Maqedonisë së Veriut në OKB-së. ASH e cilëson vendimin e presidentit Pendarovski për dekretimin e Fërckovskit në një vend që e ka shpallur madje si persona non grata, si skandal diplomatik të paprecedentë dhe fyerje për shumicën e qytetarëve.

Marketing

“Një individ famëkeq dhe anti perëndimor si Fërçkovski nuk guxon të përfaqësojë shtetin në OKB. Kjo do të ishte e rrezikshme. Për më tepër, e kaluara e tij kriminogjene, fashiste dhe albanofobe, si dhe konfrontimi i tij direkt me administratën amerikane, janë edhe disa arsye më tepër se pse kjo nuk guxon të ndodhë.”, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.