Mospërputhje deklaratash mes deputetëve të opozitës shqiptare rreth takimit të tyre me kryeministrin e RMV-së Zoran Zaev, shkruan TetovaSot.
Dje deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri deklaroi se kryeministri Zaev do të takohet me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin.
“Koordinatori i grupit parlamentar, nuk mund të takohet me kryeministrin, s’ka punë me kryeministrin” ka thënë Aziri.
Ndërsa Ziadin Sela në preskonferenën e përbashkët me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, dje tha se koordinatorët e grupeve Parlamentare kanë për obligim që të takohen me kryetarin e Parlamentit, s’kanë punë me kryeministrin e vendit.
Ndërsa sot, vetëm një ditë pas këtyre deklaratave, koordinatori i grupeve parlamentare të opozitës shqiptare, Skender Rexhepi, u takuan me kryeministrin Zaev.
“Sapo përfunduam takimin me koordinatorin e LSDM-së, dhe përfaqësuesit e Qeverisë, në krye me kryeministrin. Dhe konsiderojmë që jemi në një rrugë të mirë” ka deklaruar Skender Rexhepi./TetovaSot