ASH: Drejtoresha e DAP me metoda represive ndaj të punësuarve shqiptarë

Paralajmërimin e drejtoreshës së DAP që 129 të punësuarve do t’u kërkohet të kthejnë diferencën nga rritja e pagave, e shohim vetëm si presion ndaj të punësuarve, shumica dërmuese e të cilëve janë shqiptarë.
Njoftojmë opinionin se kanë qenë ndryshimet ligjore të DAP që kanë paraparë transformimin nga nëpunës administrativ në atë tatimor me çka është respektuar ligji dhe aktet tjera nënligjore, siç janë sistematizimi dhe aktvendimi për punë. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve të potencuar janë 101 shqiptarë të cilët kanë marë statusin e të punësuarit tatimor. Kjo dëshmon se drejtoresha nuk ka bazë ligjore për paralajmërimet e saj, por këtë veprim e shohim në vazhdën e vendimeve dhe paralajmërimeve të njëpasnjëshme për uljen e përqindjes së shqiptarëve në administratë. Gjithçka filloi me uljen e përqindjes në Balanser, duke vazhduar me largimin e 3000 të punësuarve shqiptarë si dhe ndërprerjen e kontratave të punësuarve shqiptarë në shumë institucione publike dhe shtetërore. Kësaj radhe tendenca është e qartë, që të punësuarit të lënë vetë vendin e punës ose të paguajnë shuma të mëdha për të cilat ata nuk kanë asnjë faj.
Ju bëjmë thirje të hiqni dorë nga këto metoda represive të cilat tanimë janë qartë të lexueshme dhe kanë vetëm një qëllim, deshqiptarizimin e institucioneve.

Marketing
Marketing