ASH-Gostivar: Satelitë të BDI-së, paratë e shpenzuara janë për veteranët e arsimit

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët dega Gostivar:

Marketing

Komuna e Gostivarit me në krye Valbon Limanin dhe paraadhësin e tij, Arben Taravari, ka qenë, është dhe do të mbetet komuna më transparente në vend.

Po, është e vërtetë se komuna e Gostivarit ka paguar rreth 5.000 euro për dreka në restorante, por nëse do ishit pak më të ‘zgjuar’ do e shihnit pse janë paguar ato mjete. Që ta dini ju “frontmenët” e Selës (Aliut), ato pagesa kanë të bëjnë me drekat që janë shtruar për veteranët e arsimit shqiptar dhe turk në ditët përkatëse kur shënohen ditët e arsimit shqip dhe turk në Maqedoni, kurse pagesa është bërë për një ditë.

U bëjmë me dije satelitëve të BDI-së dhe “pretendentit” për “bartës liste” të Frontit se ato mjete janë të paguara dhe lehtë të verifikueshme se për çfarë kanë qenë të dedikuara, nëse nuk din apo nuk e dini, jemi këtu për të ju mësuar se si bëhen verifikimet.

Kush është i “pangopuri” këtu shihet qartë dhe ndoshta e dini se për çfarë janë paguar ato mjete, por me siguri jeni kundër shënimit të datave të rëndësishme në qytetin e Gostivarit, sikurse ato për arsim të cilat Taravari i bëri traditë ndërsa ju deri dje e duaktrokitnit, e sot po propagandoni se kështu ju detyron BDI-ja te e cila jeni strukur dhe kërkon shpëtim nga krimi që çdo ditë e zbulojnë zyrtarët e ASH-së të cilën e deshët vetëm për pushtet.

Me respekt,
Dega e ASH-së në Gostivar