Dalldisja e Qeverisë monoetnike dhe antishqiptare, për të mbjellur kryqa e kisha në çdo vendbanim, duke uzurpuar pronë publike dhe pa leje e dokumentacion të nevojshëm, është një nga format më të rrezikshme që cënojnë marëdhëniet ndëretnike dhe shkaktojnë tensione në vend.
Pasi Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe inspektorati komunal ndaluan punimet ilegale dhe uzurpimin e tokës në afërsi të kishës së Gallatës, VMRO ka mobilizuar militantë nga Gostivari dhe kanë bllokuar objektin e Komunës së Vrapçishtit duke kërcënuar dhe rrezikuar edhe kryetarin e komunës.
A është kjo edhe një dëshmi se Mickovski dhe partnerët e tij dëshirojnë me çdo kusht skenare për destabilizim?
U bejmë thirrje t’i tërheqin njerëzit nga objekti i Komunës dhe të ndalin provokimet nga persona të dyshimtë. I bëjmë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të mos bëjnë rolin e spektatorit, por t’i largojnë uzurpatorët nga komuna.
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka mbështetjen tonë të plotë në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e pronës publike dhe rrezistencën ndaj çdo forme të kërcënimit ose presionit nga kushdoqoftë.