ASH-ja kritikon institucionet për situatën me virusin

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar Qeverinë, gjegjësisht Ministrinë e Shëndetësisë, për keq menaxhim të situatës me kovid, ndërkohë që komisionet për shëndetësi, i ka quajtur komisione që i shërbejnë politikës dhe jo shëndetësisë. Situata e krijuar me kovidin në vendin tonë është si pasojë e keqmenaxhimit, deklaroi Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët.

Marketing

“Situata po eshalon në çdo qytet, andaj ne si koalicion apelojmë te qeveria që të vihen në funksion ekipe mobile për vaksinim. T’u jepet e drejta mjekëve amë t’i vaksinojnë pacientët e tyre si dhe qytetet përveç shtëpive të shëndetit të ketë edhe nga një pikë për vaksinim në sheshin e çdo qyteti, që mundësia për shpërndarje të virusit të minimizohet dukshëm dhe të arrihet më shpejtë te imuniteti i dëshiruar kolektiv. Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën. Ku janë protokollet e mjekimit për kovid 19, përse nuk iu përgjigjeni pyetjeve të specialistëve për indikacionet e vaksinimit. Përse fushata për imunizim është anemike, përse komisioni për sëmundje ngjitëse jep rekomandime që nuk korrespondojnë me ato të OBSH?- deklaroi Bekim Tateshi, ASH.

Marketing