ASH-ja mban Kuvendin qendror në Gostivar

Udhëheqësia dhe anëtarët e organeve partiake të Aleancës për Shqiptarët e kanë filluar kuvendin e gjashtë qendror. Ngjarja mbahet në sallën e sportit “Mlladost” sipas protokolleve për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19.

Marketing

Në mbledhjen e kuvendit do të punohet sipas rendit të ditës me gjashtë pika dhe tema me rëndësi për partinë. Sot duhet të zgjidhen anëtarë të rinj të Kuvendit qendror dhe të shqyrtohet raporti i Shtabit qendror zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

Burime partiake kanë brifuar se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për gjendjen aktuale politike të vendit.

Poashtu, pritet që Kryesia qendrore të ketë anëtarë të rinj. Mbledhja e Kuvendit të ASH-së pritet të përfundojë në orët e pasditës.

Marketing