ASH-ja vendos sonte për koalicionin parazgjedhor

Aleanca për Shqiptarët në mbledhjen e organeve të partisë do të diskutojë për koalicionimin e mundshëm parazgjedhor. Nga ky takim i cili fillon në ora 17.00 pritet një vendim konkret nga ana e partisë së Selës. Koalicioni më i mundshëm është vetëm ai dypalësh me Alternativën duke qenë se kjo e fundit ka qenë decide se nuk dëshiron koalicion trepalësh në të cilin do të ishte edhe Lëvizja Besa. Vendimi për një koalicion mes këtyre tre partive pritej të merrej që në fillim të muajit janar me formimin e Qeverisë teknike. Ai është shtyrë për shkak të mos-pajtimit të Alternativës të ulet në një tavolinë me Lëvizjen Besa. Partia e Bilall Kasamit u kishte dhënë prioritet negociatave për koalicionin trepalësh dhe kishte deklaruar që, vetëm në rast se ai dështon, do të shqyrtojë ndonjë opsion tjetër.

Marketing