Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka akuzuar koalicionin VLEN se nuk po respekton premtimin e dhënë se për gjashtë muaj do fillojnë bisedimet me BE-në.
“U bënë 6 muaj nga formimi i Qeverisë dhe nga premtimi i dhënë nga të gjithë funksionarët e koalicionit VLEN se brenda kësaj periudhe do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe vendi do t’i hapë bisedimet me Bashkimin Evropian. Dëgjuam edhe zotime të llojit se “ne jemi kozistent” dhe se do ta rishqyrtojmë qëndrimin në Qeveri nëse brenda 6 muajve nuk bëhen ndryshimet kushtetuese. Qytetarët janë dëshmitarë se eksponentët e VLEN-it deri më tani kanë shkelur shumë premtime dhe asnjë prej tyre nuk e kanë mbajtur. Por, kësaj radhe ju bëjmë thirrje që ta bëjnë një premtim të vetëm që edhe ata mos të kenë më raste të reja ku do të detyrohen të shkelin premtime. I ftojmë që të binden se si pasojë e mungesës së legjitimitetit, ata nuk kanë as peshë politike në atë Qeveri dhe as si pyet kush për asgjë.”, thuhet në kumtesën e ASh-së.