Ballina Aktuale ASH kërkon t’i merr komisionerët Lëvizjes BESA, ndërsa nuk tregon se ka...

ASH kërkon t’i merr komisionerët Lëvizjes BESA, ndërsa nuk tregon se ka koalicion me parti në qeveri

Partia Aleanca për Shqiptarët kërkon që ti merr komisionerët e Lëvizjes Besa dhe kjo fill pasi kjo e fundit vendosi të jetë pjesë e koalicionit me LSDM-në , por partia shqiptare e opozitës nuk tregon se ajo ka një koalicion me parti e cila është në qeveri informon Tetova sot.

Marketing

Mirëpo Neni 2 pika 10 përcakton se opozita përbëhet nga partitë politike të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave dhe ato janë VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa .

Në anën tjetër vetë Aleanca për Shqiptarët e ka pranuar se Lëvizja Besa ka qenë partia më e madhe opozitare në zgjedhjet e fundit Parlamentare .

Edhe Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, lidhur me këtë cështje në një emision debativ “Studio e Hapur” tha se nëse Lëvizja BESA vendos të koalicionojë me LSDM-në, atëherë të gjitha të drejtat si parti e dytë opozitare nga zgjedhjet e kaluara do t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët.

Mirëpo në vijë të kësaj Anëtari i KSHZsë, Enver Salihi përmes një deklarate e sqaroi opinionin lidhur me deklaratën e kryetarit të KSHZsë, Derkovski.

Ja sqarimi i plotë i Salihit:
“Për shkak të interesimit të madh të opinionit kisha dashur që publikisht të prononcohem lidhur me deklaratat që i dha kryetari I KSHZ për një TV të caktuar mendoj se janë ta pasakta dhe të bazuara në mendim personal dhe nuk janë qëndrim oficial i KSHZ-së që vepron si organ kolektiv.
Për t’i sqaruar gjitha dilemat po ua citoj dispozitat ligjore nga Kodi Zgjedhor me zbërthimin e se cilave edhe laiku më i madh do ti ketë të qarta këto dilema.

Neni 2 pika 10 përcakton se opozita përbëhet nga partitë politike të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa )

Neni 38 pika 5 njërin anëtarë dhe zëvendsi e këshillit zgjedhor (vendvotim) e caktojnë partitë politike
që janë në opozitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa )

Neni 38 a pika 8, 2 antëtarë dhe zv anëtarët e këshillave zgjedhor (vendvotim në PDK) emërohen nga partitë politike në opozitë të cilët kanë fituar numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare (VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa)

Neni 75 gj pika 1 gjatë procesit zgjedhor radiodifuzerët mundet të emetojnë program politik me pagesë në kohëzgjatje prej 9 minutave , nga të cilat 4 minuta janë të parapara për partitë politike në pozitë (LSDM BDI ), 4 minuta për partitë politike në opozitë të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO DPMNE dhe Besa)

Neni 75 gj pika 12 hapsira reklamuese e portaleve dhe mediumeve të shtypura ndahet si vijon:
më së shumti 45 për qind e hapsirës reklamuese mundet të shrytëzohet nga partitë politike që janë në pozitë e të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(LSDM BDI)

më së shumti 45 për qind e hapsirës reklamuese mundet të shrytëzohet nga partitë politike që janë në opozitë e të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO BESA )

Marketing
Exit mobile version