ASH koalicion me VMRO, nisin dorëheqjet nga partia e Selës

Koalicioni midis ASH dhe partisë maqedonase ka hasur në reagime të ashpra madje në vetë subjektin e partisë më të madhe opozitare shqiptare duke rezultuar edhe me dorëheqje e largime nga anëtarë të ASH në shenjë pakënaqësie shkruan Tetovasot.

Marketing

Njëri ndër anëtarët Xhavo Idrizi në rrjetin social facebook i ka bërë të ditura disa arsye përse ai largohet pikërisht në rrethana të tilla duke thënë se prej tash e tutje do mundohem që të punoj për të drejtat e Shqiptarëve, vendit tim dhe vetës time dhe do unifikohem në një parti e cila do i plotësoj kërkesat tona.

Ky është postimi i plotë i tij:

Çdo situatë që ndodh gjatë jetës së njeriut e bënë atë të ndërrmar veprime të cilat sadopak ia ndryshojnë jetën në disa pikëpamje.
Unë si një aktivist i flaktë me punën time të pandalur drejt partisë Aleanca për Shqiptarët për ta ndihmuar një parti të jetë unike e pastërt Shqiptare u dëshprova në një farë mënyre kur dëgjova disa lajme që po qarkullojnë lartë e poshtë për një koalicion të mundshëm mes VMRO-DPMNES (antishqiptare) dhe ASH-ës.
Unë që sot e tutje tërhiqem nga ish partia përkatëse dhe vijoj drejt kërkimit të diçkaje të re e cila do jetë në ndihmë të Shqiptarëve dhe vetë vendit tim.
Si unë dhe disa aktivistë të ASH-ës distancohemi nga çdo veprim që ata ndërrmarin për bashkëpunim me disa parti Anti Shqiptare.
Ne dëshironim të kishim një parti unike Shqiptare që do të luftonte për të drejtat e Shqiptarëve e të mos vraponim pas partive Maqedonase që urrejnë Shqiptarët se po të ishte për ashtu ne vetë mund të lidheshim me ata dhe të bënim krahun e fortë siç ju pretendoni.
Prej tash e tutje do mundohem që të punoj për të drejtat e Shqiptarëve, vendit tim dhe vetës time dhe do unifikohem në një parti e cila do i plotësoj kërkesat tona.
Do shihemi shumë shpejtë me diçka të re e cila premton shumë për Shqiptarët.Tetovasot