ASh kontribuese e disa projekteve infrastrukturore në Tetovë

Aleanca për Shqiptarët, Dega Tetovë, e informon opionin tetovar se është kontribuese e disa prej projekteve infrastrukturore që po ndodhin në rajonin e Tetovës dhe se të njëjtat janë propozuar dhe siguruar nga deputetët e ASh-së.

Marketing

Nga ana e deputetëve të zonës së Tetovës, Adnan Neziri, Ilire Dauti të perkrahur dhe nënshkruar edhe nga deputetë të tjerë të ASh-së, vitet e fundit nëpërmjet të propozim amandamenteve në fazën e përpilimit të buxhetit dhe rebalancit, me kërkesë të deputetëve të lartëpërmendur, nga buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë ndarë: 6.000.000 denarë për një pjesë të ujësjellësit në Reciçën e Vogël, 3.000.000 denarë për rikonstruimin dhe asfaltimin e pjesës hyrëse të fshatit Veshallë, si dhe 3.000.000 denarë për ndërtimin e murit mbajtës në rrugën nga Tetova drejt Banjishtes që njëherit është edhe projekt i Komunës së Tetovës i financuar nga UNDP.

Aleanca për Shqiptarët
-Dega Tetovë-