ASH: Kovaçevski nuk ka legjitimitet për mandatar

Të tre aktorët kryesor që janë në pushtet nuk kanë legjitimitet, Kovaçevski nuk ka legjitimitet për shkak se ai që i fitoi zgjedhjet ishte Zaevi e jo Kovaçevski që të fitojë mandat për të formuar Qeveri, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Marketing

“Fjala e Zaevit është fjalë e thënë para opinionit, e ai ose duhet të shkojë deri në fund të mandatit ose të shpall zgjedhje që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë po ashtu legjitimitet që të jenë pjesë e kësaj Qeverie.

Erdhën me premtimin se do të bëjnë kryeministër shqiptarë dhe për së dyti herë votojnë kryeministër maqedonas të parin Zoran Zaevin, tani Kovaçevskin e votojnë. Pse nuk e votojnë Naser Ziberin, ky është momentin. Parti politike e cila 100 ditët e parë nuk i mban premtimet kryesore që i jep, nga ai moment e humb legjitimitetin. Andaj them se nuk ka legjitimitet”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Nga ASH thonë se edhe Afrim Gashi dhe Alternativa nuk kanë legjitimitet për shkak se kanë marrë vota opozitare, vota anti-pushtet bashkë me Selën dhe Aleancën kanë marrë vota që të sjellin ndryshim tek shoqëria shqiptare dhe ta dërgoj BDI-në në opozitë e jo ta mbajë në pushtet.