Nesër, e dielë (18.02.2024) me fillim në ora 13:00, në sallën e Operas dhe Baletit në Shkup, do të mbajë punimet Kongresi IV i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës. Të premten delegatët që morën pjesë në Kongresin e jashtëzakonshëm të ASH-së, të thirrur nga Kryetari aktual, Arben Taravari, njëzëri konfirmuan kandidaturën e tij për president të vendit dhe kanë shfuqizuar vendimet që javën e kaluar I miratoi Kuvendi partiak në krye me Ziadin Selën.
Krahas këtyre dy vendimeve delegatët miratuan edhe ndryshime dhe plotësime të Statutit të partisë, ku sic njoftuan nga ASH-ja, kanë implikime në funksionin Kryetar i Kuvendit të partisë.