ASH: Kujt i paska shërbyer Taravari, miku i tij e liroi edhe Çavkovin

Ska se si ta cilësojmë ndryshe vetëm se tradhti sistematike veprimet e Arben Taravarit në të kaluarën dhe tash.Tradhtia në Bogovinë në zgjedhjet lokale në vitin 2021, rrëzimi përtokë i ASH-së me ca të llojit të tij në Tetovë në vitin 2022, ikja me pasojë ndarjen e Aleancës për Shqiptarët, sipas skenarit të paralajmëruar të Hristijan Mickovskit dhe VMRO DPMNE-së!
Lind pyetja a vetëm tani apo çdo herë ky shumëftyrësh i ka shërbyer VMRO-së?! Çdo ditë jemi dëshmitarë për lirimin nga burgu të bandave të ngjarjeve të 27 prillit, nga pobratimi i tij, Aleksandër Pandov. Me të drejtë po lind pyetja, u bëre tradhëtar gjatë rrugëtimit në ASH apo erdhe si një i tillë, i infiltruar në ASH që në fillim? U rekrutove si vazal e shërbetor nga Htistijan Mickovski apo ishe në listën e të rekrutuarve nga Nikolla Gruevski dhe Mickovski të gjeti gati të rekrutuar?! Dje Angelovin në liri, sot Çavkovin me arsyetimin e njëjtë gjoja se kanë nevojë për trajtim shendetësor, mos ndoshta ti Arben ua jep edhe vërtetimet mjeksore?! Në qoftë se jo, je në krye të ministrisë për shëndetësi dhe po të pyesim a ke ngrit ndonjë komision për të vërtetuat a janë apo s’janë për trajtim mjeksor? Cili është çmimi i tradhëtisë që ia bëre Ziadin Selës?! Nuk po të pyesim se a ta mban fytyra të shkelish çdo ditë mbi gjakun e tij, sepse ti nuk e ke një të tillë! Ju anëtarë të ASH-së që gabimisht u rreshtuat në krah të këtij mercenari të Nikolla Gruevskit, si ndiheni sot?! A ndiheni krenar me aktet politike të këtij të shituri?
Tradhtia ka çmim Arben Taravari, po tradhtia ka çmim!  https://www.facebook.com/share/p/7wZXBcvixhGqNqtA/?mibextid=oFDknk