ASH kundër kandidatit të vetëm shqiptar për Avokat të Popullit

Edhe pse për pozitën e Avokatit të popullit, konkurruan 4 kandidatë, nga të cilët vetëm njëri ishte shqiptar, ASH dhe Alternativa në Komisionin për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit të RMV-së, pa fije mëdyshje kundërshtuan kandidaturën e z. Naser Ziberi, respektivisht propozimin që z. Naser Ziberi të zgjidhet në pozitën e Avokatit të popullit.

Marketing

Argumenti i vetëm i tyre ishte fakti se z. Naser Ziberi ka qenë kandidat për Kryeministër nga radhët e BDI-së.

Siç duket, ASH-AAA harruan se qysh në kandidimin e z. Naser Ziberi si kandidat për Kryeministër, BDI dhe lideri i BDI- së z. Ali Ahmeti, haptas u patën shprehur se bëhet fjalë për kandidat mbipartiak.

Siç duket, opozita shqiptare nuk e ka ndjerë fare ose e ka harruar kohën kur shqiptarët as që mund të aspironin të mbajnë pozita të rëndësishme siç është pozita e Avokatit të Popullit dhe tani, pa hezituar e kundërshton të njëjtën, duke e ditur se për atë pozitë, i vetmi shqiptar që ka konkurruar është pikërisht z. Naser Ziberi.

Përkujtojmë opozitën dhe deputetët e saj se edhe ata janë zgjedhur nga votuesi shqiptar dhe vendosja e interesave partiake mbi interesat kombëtare nga ana e tyre, lë shumë për të dëshiruar!

GAZETA.MK