ASh: Mbetjet toksike kaluan përmes doganës

Aleanca për Shqiptarët kërkon llogari nga qeveria për skandalin që u publikua nga IRL, rreth importit të vajit të rrezikshëm për ngrohje të deklaruar si mazut. Sipas tyre, pushteti me dijeni të plotë ka lejuar për 3 vite importin e kësaj lënde të rrezikshme me qëllim përfitimi, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Kërkojnë që Prokuroria Publike të veprojë.

Marketing

“Pyesim publikisht kryeministrin Zaev: Si është e mundur që më qindra e mijëra tonelata mbetje toksike të derivateve të rënda të kalojnë në kontrollin doganor dhe askush mos ta hetojë këtë për tre vite me radhë? Cili është roli juaj si njeri i parë i Qeverisë, kur tani më dihet publikisht se ish zëvendësi dhe miku Juaj, Angjushev, ka ndërmjetësuar partneritetin mes firmës furnizuese “Evrotim” nga Kërçova dhe “Hifa Oil” nga Bosnja?”,- deklaroi Bujare Abazi nga ASh.

Marketing